Mbyllen klasat nga infektimet/ Tiranë, dy klasa në shkollën “Ismail Qemali”

05/11/2021 15:37

Dy klasa të 12 në shkollën e mesme Ismail Qemali janë mbyllur pasi disa nxënës kanë shfaqur shenja të covid 19 e pasi instituti i shëndetit publik ka kryer tampon ata kanë rezultuar pozitiv.

Elvis Kena-kryetar i këshillit të prindërve: “Dhe ky vendim nuk tregon se sa nxënës janë infektuar. Ata kanë marr tampon të klasës në fillim të javës më pas vazhduan mësimin. E në mos gaboj ose pas një dite ose dy ka dalë vendimi i ndërmjetëm që të izolohen për dy ditë; ndërsa sot lajmërohemi që do karantinohen 14 ditë. Tampon klasave të tjera nuk ju kanë bërë. Nëse klasa e fëmijës tim është vatër, kështu I bie që gjithë shkolla të jetë vatër sepse nxënësit dalin jashtë klasës takohen me të tjerë. Mësues në dijeni time nuk janë infektuar sepse ishin sot në shkollë.

Drejtoria e shkollës është kujdesur që maturantët e izoluar të zhvillojnë mësimin online teksa do të qëndrojnë për 14 ditë të karantinuar.

Elvis Kena-kryetar i këshillit të prindërve: Fëmija im ka rezultuar negative dhe po zhvillon mësimin nga shtëpia. Pyetja ime është: nëse pasi të kthehen dhe ka të tjerë të infektuar do të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në shtëpi? Kështu i bie që ta mbyllin vitin online , e nuk ka arsyetim kur jeta shoqërore vijon pa asnjë masë…

Të pakënaqur me vendimin e mbylljes së dy klasave të maturës, teksa ky vit është vendimtar për nxënësit, prindërit e tyre shkuan të ankimojnë vendimin pranë Inspektoriatit shëndetësor duke kërkuar që të hënën mësimi të zhvillohet normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA