Kuvendi do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Kërkesa u miratua në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit të Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa abstenoi deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Klotilda Bushka: Kemi lënë në mbledhjen e kaluar për të vendosur për marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias dhe unë i ftoj kolegët ta miratojmë sot, pasi edhe koha e mjaftueshme në dispozicion është e tillë që duhet të veprojmë shpejt.

Lindita Nikolla: Jemi dakord t’i drejtohemi Komisionit të Venecias.

Fatmir Xhafaj: Unë abstenoj. Për të mos e zgjatur më shumë këtë diskutim, i qëndroj asaj se çfarë kamë thënë në mbledhjen e mëparshme të Komisionit.

Lindita Nikolla: Atëherë me shumicë miratohet dhe t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias.

Socialistët kërkojnë që zgjatja e mandatit të jetë deri në 31 dhjetor të 2024, pra me 2 vite e gjysmë. Ndërkohë, organeve të Vetingut i përfundon mandati në qershor të vitit 2022.

Në lidhje me këtë çështje kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjatja e Reformës në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar me opozitën, por duhet të kryhet me patjetër.

Ai është shprehur se zgjatja e mandatit të vetingut është një domosdoshmëri që vjen si rezultat i një procesi që ka treguar sesa i vyer është për largimin e llumit nga sistemi i drejtësisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA