Ka shkaktuar shqetësim mes njohësve të politikës në Kosovë lajmi se vendi nuk është ftuar në samitin për Demokraci, që mbahet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 9 dhe 10 dhjetor.

Tashmë qarkullon lista e vendeve pjesëmarrëse, dhe Kosova nuk është pjesë e saj. Media amerikane Politico ishte ajo që siguroi listën e cila ende nuk është bërë zyrtare.

Pjesëmarrës në samit do të jenë liderë të qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, ndërsa do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet demokracia.

Mungesa e Kosovës konsiderohet arsye për reflektim nga analisti Ilir Ibrahimi. “Presidentja, brenda pak javësh ishte dy herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës.

Kryeministri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën.

Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe t’i kthehet ndërtimit tashmë të cënuar të marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor”, ka shkruar ai në Facebook. Edhe për një tjetër analist, Agon Maliqi, mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënieve dhe duhet të lexohet si “këmbanë alarmi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA