Gjendet i vdekur spiuni rus në Berlin, raportet: “I hedhur” nga lartësia!

05/11/2021 15:08

Një diplomat rus, që dyshohet të ketë qene i lidhur me shërbimin sekret të Rusisë, FSB është gjetur i vdekur në rrugën përpara ambasadës së vendit të tij në Berlin.

Der Spiegel thotë se ekipet para mjekësore u përpoqën shumë që ta shpëtonin 35 vjecarin, por pa sukses. Mendohet se burri ka rënë nga kati më i lartë i ndërtesës së ndodhur në lagjen Mitte të kryeqyteti gjerman. Duke reaguar ndaj incidentit, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Christofer Burger tha se ishte në dijeni të ngjarjes së rëndë, por për arsye privatësie nuk mund të bëjë ende asnjë koment.

Lista zyrtare e diplomatëve sakaq tregon se i riu ishte akredituar si sekretar i dytë i ambasadës ruse në Berlin verën e vitit 2019. Autoritetet gjermane të sigurisë megjithatë konsideronin si ai ishte në të vërtetë agjent i fshehtë i FSB-së, të cilën shërbimet perëndimore të inteligjencës e lidhin me të ashtuquajturën vrasja Tiergarten, rasti kur një mërgimtar gjeorgjian u qëllua për vdekje në ems të ditës ne Berlin verën e viti 2019. “Telegraph” thotë se një numër i madh diplomatësh rusë në shtete të ndryshme të botës, kanë humbur jetën në rrethana misterioze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA