Berisha nga ‘foltorja’ në Lushnje: Të rrëzojmë ‘narko-qeverinë’ e Edi Ramës, të rikthejmë PD në forcë vigane të lirisë

05/11/2021 17:22

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur foltoren e radhës në Lushnje, ku në një takim me demokratët tha se kjo ‘foltore’ uragan i shpresës së shqiptarëve dhe nismëtare për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri, e për të rikthyer PD në një forcë vigane të lirisë.

“Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme që ju i keni bërë foltores si uragan i shpresës së mbarë shqiptarëve, si nismëtare e madhe e vullnetit tuaj për të rivendosur në Shqipëri pluralizimin politik të rrënuar nga pushteti për të rikthyer PD në një forcë vigane të lirisë, demokracisë dhe fitores. Kohërat janë kritike por secili prej jush në këtë sallë dhe qindra mijëra të tjerë po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të ri në historinë e vendit. Sistemet demokratike janë delikate!”, tha Berisha.

Ish kreu i PD-së e cilëson qeverinë aktuale të Edi Ramës si ‘narkoshtet’ dhe se në 8 vite që qëndron në pushtet ka vjedhur shqiptarët.

“Në Shqipëri u krijuar një diktaturë e bazuar në krim, korrupsion dhe drogë që Bazohet në vjedhjen e votës, rrëmbimin e votës, varfërimin e shqiptarëve. Ky narkoshtet jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ja doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtetet dhe së fundmi të shndërrojë Partinë Demokratike, partinë tonë që përmbysi diktaturën komunisti siç do të më thoshte dje në një mesazh të saj një zonjë e nderuar, në një ministri të narkoqeverisë të Edi Ramës, por ne jemi këtu për tu zotuar këtë se pranojmë kurrë. Së bashku me këtë do përmbysim Edi Ramën. Shqipëria përballet sot me regjimin më të keq në histori, që varfëroi shqiptarët nga viti në vit”, tha më tej Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA