88 emigrantë të ardhur me barkë velash nga Turqia, shpëtohen në Crotone të Italisë (fotot)

05/11/2021 15:58

Barka e tyre po fundosej 150 metra larg bregut teksa vendimtare ishin telefonatat e vendasve për ndërhyrjen e policisë.

88 emigrantë ishin në rrezik dje në brigjet kalabreze të Crotone, që kishin mbërritur para qytezës së Le Cannella me një barkë me vela nga Turqia.

Ulërimat e tyre të tmerrit kishin tërhequr vëmendjen e banorëve vendas që kishin thirrur numrin e emergjencës 113, duke u dhënë autoriteteve të dhënat e sakta të mjetit detar në vështirësi, dhe duke bërë të mundur shpëtimin e jetës së emigrantëve.

Agjentët e policisë nuk hezituan të hidheshin në ujë për të shpëtuar të huajt, mes të cilëve kishte disa fëmijë.

Zyrtarët hynë në ujë pranë bregut duke krijuar njëfarë ure njerëzore mes barkës dhe bregut.

Imazhet e rënda të shpëtimit bënë shpejt xhiron e botës në rrjetet sociale.

Të lodhur e të lagur por me sigurinë e shpëtimit mes emigrantëve me kombësi të ndryshme kishte disa gra dhe një burrë me paaftësi fizike.

Pesë prej tyre ishin iraninë, pesë afganë mes të cilëve dy fëmijë, 44 sirianë mes të cilëve 29 burra shtatë gra e tetë të mitur, një burrë nga Jemeni, 15 palestinezë dhe dy të rinj egjiptianë.

Mes të tjerëve i identifikuan dy turq, një burrë e një i mitur nga Palestina dhe dy burra nga Sri Lanka.

Pas operacionit të shpëtimit refugjatët u shoqëruan në qendrën e pritjes rajonale, ku për të cilët po kujdesen policia e shtetit dhe Kryqi Kuq Italian.

FOTO GALERI
1/5
88 emigrantë ishin në rrezik dje në brigjet kalabreze të Crotone

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA