Po populli mund të bëhet me faj për rendjen e marrëzisht ndaj një orteku që i merrte përpara?
“Nuk ishte kryesisht fajtori, por ishte kryesisht i ndëshkuari. Ai që e pësoi. Ëndrra e shqiptarëve për tu pasuruar pa punuar ngjalli këtë epidemi për depozitimin e kursimeve në skeamt. Mungesa informacionit, e transparencës, njohuritë zero në fushën ekonomike, e pasojave të humbjes bëri që ata të vraponin pas kësaj marrëzie. Që të shmangej duhej që faktorët të ishin më të vetëdijshëm, më të ndërgjegjshëm, më veprues, për ta frenuar këtë. Kjo nuk ndodhi” u shpreh Anastas Angjeli, Ish Ministër Financash.
“Kanë qenë dy dispozita ligjore, dhe FMN përmes Bodes ka bërë presion që do të ndërpresim çdo lloj marrëdhënie nëse nuk do ti jepni fund firmave. Sepse ata panë realisht çfarë po ndodhte. Në materialet që dispononim si grup mbikqyrës dhe gjithë institucionet që nga 1992 e më pas shkalla e intensitetit u rrit 1996 i kërkohej qeverisë me dokumente të karakterit secret të pezullohej dhe të mos lejohej zhvillimi i një aktiviteti të tillë sepse kolapsi që do të krijohet do të jetë katastrofik dhe me pasoja kriminale” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005)
Pavarësisht fjalëve dhe justifikimeve për të larguar përgjegjësitë nga vetja të personazheve publikë si politikanë, etj, që asokohe ishin aktiv në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit, ka dokumente që vërtetojnë se shqetësimi për firmat piramidale ekzistonte në masë të konsiderueshme dhe ishte adresuar në qeveri, por kishte rënë në vesh të shurdhër.
Top Channel