Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilluan një takim sot, ku u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi Shqipëri-Amerikë.
Nano tha sot se lufta ndaj krimit nuk zhvillohet dot vetëm, duke këkruar ndihmë të SHBA-së dhe premtuar se policia do të jetë në nivelet më të larta të përformancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
“Ky takim u krye në kuadër të bashkëpunimit që policia ka me të gjitha organet ligjzbautese, janë partneri ynë strategjik për trajnimet, asistencën, logjistikën, konsulencën, kështu që e vlerësoj shumë këtë bashkëpunim. I sigurova ambasadores se policia do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kërkova ndihmë që SHBA mund të japë për Policinë e Shtetit. Është një luftë që nuk bëhet vetë. Jam shumë i bindur se bashkë do t’ia dalim për të pasur rend dhe siguri dhe për të mbështetur edhe SHBA për mbrojtjen e qeverisë dhe interesat e qytetarëve amerikanë”, tha Nano.
Ndërsa Ambasadorja Kim u shpreh se Policia e Shtetit nuk duhet të ndikohet nga faktorët e jashtëm dhe se do të ofrohet mbështetje për Shqipërinë.
“Erdha për ta takuar përgëzuar për pozicionin e ri zotin Nano. Konfirmoj se bashkëpunimi i SHBA-së për çështjet ligjore është i rëndësishëm, do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje, duke përfshirë pajisje, trajnime etj. Diskutuam rëndësinë që policia të rrisë besimin e publikut me integritetin e tyre. Nano dhe unë jemi mbështetës të fortë të prezencës së policisë. E dimë që policia ndërmer rreziqe të mëdha, qoftë dhe duke rrezikuar jetën, për të ruajtur ligjin e shtetin. Diskutuam si mund të sigurohet ligjshmëria, pa u ndikuar nga faktorë të jashtëm”, tha Kim.
Top Channel