Angli – Dy shqiptarë të idenitifkuar si Sebastjen Çepele, 30 vjeç dhe Aleksander Rapaj, 39 vjeç janë arrestuar nga policia britanike pasi u kapën me një valixhe të mbushur me paund.
Ata janë arrestuar dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Ditën e djeshme kanë dalë para gjykatës, e cila i ka shpallur fajtorë.
Më 13 shkurt, policia mori një raport se një grup burrash vepronin në mënyrë të dyshimtë në parkingun e makinave në Moss Side. Ata shkuan për kontroll të banesave dhe identifikuan dy shqiptarët në korridorin e një apartamentet.
Pasi i ndoqën hap pas hapi, u zbulua Çepele me një valixhe plot me 250 mijë paund.
Rapaj u gjet dhe u arrestua gjithashtu më vonë atë mbrëmje në Playfair Street, Moss Side, dhe nga kontrolli i apartamentit ku qëndronte u zbulua një sasi e madhe kanabisi, para, bizhuteri dhe pajisje të lidhura me përgatitjen e drogës.
Top Channel