Koalicioni PD-LSI/ Abilekaj: Basha i shpalli luftë! Meta-Berisha, pol opozitar

04/11/2021 21:33

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se koalicioni PD-LSI është prishur menjëherë pas zgjedhjeve krye kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhi doli në deklaratë dhe kërkoi falje pse kishte ndjekur Lulzim Bashën.

Ndërsa sa për deklaratën e Bashës, i cili e rreshtoi Presidentin Ilir Meta si një nga tre brinjët e trekëndëshit të Bermudës, Abilekaj tha se kryedemokrati i shpalli luftë edhe LSI-së.

Koalicioni është treguar që ditët e para kur Kryemadhi doli në konferencë dhe kërkoi falje që ndoqën Bashën. Kjo ishte pranimi i fajit, që Monika nuk e bëri përpara zgjedhësve më shumë se para Metës. Që prej atëherë nuk ka më marrëdhënie mes tyre.

Meta në qershor anuloi dekretin e zgjedhjeve, bëri dekretin për në tetor dhe kur e pa që Basha nuk u përgjigj dhe doli në konferencë e tha se Rama dhe Basha kanë rënë dakord që të mos merren vesh.

Votimet në parlament LSI deklaroi votën kundër dhe nuk mori pjesë ne votim, PD abstenoi dhe nuk mori pjesë në votim.

Atë që tha Basha në parlament duke rreshtuar Metën te trekëndëshi i Bermundës i shpalli luftë edhe LSI-së.

Ne do të kemi një rreshtim tjetër elektoral  në zgjedhjet e para nëse nuk bëhen zgjedhjet në Bashki. Është deklaruar një pol mes Metës dhe Berishës dhe ky pol që do jetë e ardhmja e një poli opozitar ku do përfshihet LSI dhe deputetët e Berishës. LSI është qartësisht e rreshtuar me kundërshtarët e Bashës”, tha Abilekaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA