I dënuar me dy vite burg për plagosje me dashje, kapet 18-vjeçari në Durrës
04/11/2021 08:37
Një 18-vjeçar, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me dy vite heqje lirie për plagosje me dashje është kapur këtë të enjte në Durrës.
Vendimi ndaj Xhuljan Sejdinit, banues në Sukth, Durrës, është marrë më 31.05.2021, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel