Votuesit e Bostonit, shënuan një moment kyç në historinë e gjatë politike të qytetit, duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e kryetares së bashkisë e cila është njëkohësisht edhe aziatiko-amerikania e parë që zgjidhet në këtë detyrë. Michelle Wu shërbente në këshillin e qytetit.
Fitorja e Michelle Wu shënon një pikë kthese për qytetin. Përpara zgjedhjes së saj Bostoni ka zgjedhur vetëm burra të bardhë si kryetarë bashkie.
Wu kandidoi përballë Annissa Essaibi George. Fitorja e saj është dëshmia më e fundit se sa shumë ka ndryshuar Bostoni, kryebashkiakët e së cilit deri tani kishin mbiemra irlandezë.
“Ne jemi gati për këtë moment, jemi gati për një Boston të ri për të gjithë. Një Boston që nuk i nxjerr njerëzit jashtë, por i mirëpret të gjithë ata që e quajnë qytetin tonë shtëpi“, tha zonja Wu.
Pak përpara se të mbante fjalimin e fitores Wu, Essaibi George e pranoi humbjen.
“Dua ta përgëzoj Michelle Wu. Ajo është gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë si dhe aziatiko-amerikania e parë e zgjedhur për të qenë kryetare e bashkisë së Bostonit dhe kjo nuk është diçka e vogël”, tha ajo.
Wu kishte marrë mbështetje nga shumë politikanë të njohur përfshirë nga kryebashkiakia në detyrë Kim Janey, senatorët e SHBA-së Elizabeth Warren dhe Edward Markey, dhe ligjvënësja Ayanna Pressley, një ish-këshilltare e qytetit të Bostonit dhe anëtare e të grupit të ligjvënëseve demokrate në Kongres i ashtuqujtur “Skuadra”.
Votuesit e Bostonit, shënuan një moment kyç në historinë e gjatë politike të qytetit, duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e kryetares së bashkisë e cila është njëkohësisht edhe aziatiko-amerikania e parë që zgjidhet në këtë detyrë. Michelle Wu shërbente në këshillin e qytetit./ VOA
Top Channel