Po kush ishin ata që përmes të ashtuquajturave firmave piramidale mashtruan, vodhën dhe robëruan shqiptarët?
Referuar të dhënave të kohës, në Shqipëri operuan në ato vite gati 25 shoqëri tregtare dhe fondacone, por mendohet të kenë qenë gati 40 duke përfshirë edhe firmat e vogla lokale.
Firmat e parë kanë qenë Vefa dhe Sudja. Kjo e fundit lindur si një llotari në një fabrikë këpucësh.
VEFA Holding ishte firma kryesore piramidale. Ajo u krijua në vitin 29 mars 1993 nga Vehbi Alimuça dhe u shtri në gjithë vendin. VEFA investoi në fusha të ndryshme të ekonomisë si hotele, karburante, dyqane dhe fabrika.
Sudja u krijua në 29 mars 1993 nga Maksude Kadëna e njohur si Sudja, me origjinë rome e cila kish qenë një punonjëse e thjeshtë në fabrikën e këpucëve asokohe. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur dy javë para zgjedhjeve u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare ku u regjistruan fondancionet Xhaferri dhe Populli. Loja e parë mashtruese e Sudes, e quajtur Fitorja do të pranohej si iniciativë personale e Xhaferrit. Sudja nuk kishte llogari bankare.
Gjallica u krijua nga 3 ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit me origjinë nga Kukësi. Presidente e kësaj firme ishte Shemsie Kadria. Gjallica e kishte qendrën e saj në Vlorë. Demokracia Popullore-Xhaferri u krijua në vitin 1995 dhe filloi të shtrinte veprimtarinë e saj në fshatrat e Lushnjes, Fierit dhe Beratit. Zyrtarisht ajo ishte nje “fondacion” por në fakt u bë një nga firmat më të ashpra piramidale të vendit. Drejtuesi i saj, Rrapush Xhaferri u arrestua më 22 janar 1997, gjë që nxiti demonstratat e dhunshme të 24-25 janarit në Lushnje.
Populli -Kjo firmë u krijua më 30 mars 1996 dhe u shtri në të njëjtat zona si edhe “Xhaferri”. Presidenti i saj ishte Bashkim Driza ish-agjent i Sigurimit të Shtetit. Ai bashkëpunoi thellësisht me partitë opozitare shqiptare duke financuar fushatat dhe gazetat e tyre. Gjatë trazirave të vitit ’97, ai u largua me një helikopter amerikan.
Persona të rëndomtë, të paarsimuar, ish sigurimsa, njerëz si Alimuçaj që më vonë do të akuzohej për pastrim parashë, të etur për pasuri të shpejtë. Këto profile plaçkitën qytetarët shqiptarë që të paditur, duke kujtuar se po nisnin të merrnin frymë, u mashtruan dhe u vodhën.
Tablot rëngjethëse të asaj kohe ku nga njëra anë bosët e firmave piramidale lundronin në luks dhe nga ana tjetër qyteratët të veshur keq, të lodhur, dergjeshin pas hekurave të zyrave a godinave të këtyre firmave duke shpresuar se do të pasuroheshin duke parë televizor është tragjikomedia më e paprecedent në Europë.
“Por ajo që konstatohet nga analiza se investitorët justifikohen me disa pseudoargumenta që vetë i prodhojnë dhe i pëlqejnë. Po marr rastin e Vefës: mashtruesi më i madh, kam fituar disa gjyqe, dhe nuk u arkëtuan paratë.Problemi është këtu: VEFA veprimtaria ekonomike e forcave të armatosura. Mashtrimi i madh që dominonte në atë kohë ishte se ndërkombëtarët duan ta ndihmojnë Shqipërinë, nuk mund ta ndihmojnë thjesht përmes qeverisë, sepse një pjesë do të vijë nga shitja e armëve që ishte ndaluar nga Kombet e Bashkuara, kanë krijuar këtë kompani dhe ata po japin lekë që të. Këto ishin paratë me të cilat Vehbiu do të jepte miliardat e interesave” u shpreh Arben Malaj, ish ministër financash.
“Nuk kemi të bëjmë vetëm me fajdet, por edhe situata politike në Shqipëri ishte mjaft konfliktuale, po ti referohemi zgjedhjet e majit 1996. Aty nis destabilizimi i Shqipërisë. Nga ana tjetër firmat piramidale nuk bën gjë tjetër veçse i hodhën më shumë benzinë këtij zjarri i cili mendoj që ishte në prag të shpërthimit. Sigurisht që humbja e pasurisë së shqiptarëve në firmat piramidale do të kishte krijuar një konflikt civil, pa asnjë dyshim. Nuk do ta konsideroja tensionin politik si shkak kryesor, por mendoj që rënia e firmave piramidale ishte shkaku kryesor. Edhe eksperienca e vendeve të tjera, po ti referohemi 2001 në Argjentinë ku falimentuan bankat, jo sektori informal, kemi pothuajse luftë civile, një klimë politike të destabilizuar, rrëzim presidentësh, etj” u shpreh Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Top Channel