Rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat, njihuni me parashikimin e motit
02/11/2021 07:49
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 13°C.
Top Channel