Ishte ora 7 e 23 e mëngjesit kur Xhelal Reçi u ekzekutua në një atentat të mirë menduar, duke e lënë të vdekur në vend.
Autorët më pas janë larguar në drejtim të Milotit me mjetin e tyre tip “Toyota”, mjet i cili ishte i vjedhur dhe posedonte targa italiane. Rreth një ore pas ngjarjes, shërbimet e policisë gjetën të djegur automjetin pranë bregut të lumit Mat në Milot.
Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në rradhët e policisë.
Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka patur të shkuar kriminale më parë.
Pista kryesore ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pasur i biri Besniku, ku një vit më parë iu bë një atenat në dalje të Shëngjinit por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, por janë sekuestruar kamerat e sigurisë përreth për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel