Edhe në Elbasan është duke u bërë gati infrastruktura e nevojshme për vaksinimin me dozën e tretë të vaksinave siç ka përcaktuar Komiteti Teknik i Ekspertëve të personave mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë.
Aktualisht në të gjitha qendrat shëndetësore janë dërguar listat me personat që do të vaksinohen dhe dozat e vaksinave.
Nesër ndërkohë pritet të nisë vaksinimi në qendrën rezidenciale të të moshuarve, në spitalin psikiatrik gjithashtu për personat që i përkasin kësaj kategorie.
Nga informacionet që Top Channel ka, do të ketë një kombinim me Pfizer, në ato raste kur vaksinat e tjera kanë dhënë problematika në dy dozat e para të aplikimit të tyre.
Po ashtu, fëmijët mbi 12 vjeç që kanë probleme shëndetësore do të vaksinohen me Pfizer.
Procesi është i hapur për të gjithe personat mbi 16 vjeç të cilët janë të ftuar të marrin dozën e tyre të vaksinës anticovid.
Top Channel