Vaksinat e para shkojnë në azil/ Gjirokastër, po vaksinohen të moshuarit në qendrat e kujdesit

01/11/2021 14:00

Në Gjirokastër doza e tretë e vaksinimit filloi të aplikohet tek të moshuarit mbi 60 vjeç dhe nisi me shtëpinë e të moshuarve ku do të vaksinohen sot 76 persona përfshirë banorët dhe personelin e përkujdesjes.

Megjithë vaksinimin e deritanishëm me dy doza infektimet kanë qenë në shifra të larta mes të moshuarve.

Vaksinat kanë mbërritur dhe janë aktive në të gjitha qendrat shëndetësore të qarkut. Deri tani kur janë aplikuar 130 doza nuk janë vënë re efekte anësore serioze tek të vaksinuarit.

Në Gjirokastër përqindja e vaksinimit të popullsisë me dy doza shkon në rreth 80% kjo edhe për shkak të numrit të lartë të popullsisë së moshuar që jeton në skaje të qarkut. Numri i personave që po kalojnë aktualisht Covid 19 në Gjirokastër mendohet të jetë shumë më i lartë se statistikat për shkak se shumë të infektuar nuk po kërkojnë ndihmë mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA