“Po u mbyll ajo rrugë, jemi të vdekur”/ Tregtarët e biznesit të vogël në Bulqizë, protestë: Mos e ndryshoni terminalin

01/11/2021 10:46

Tregtarët e biznesit të vogël në Bulqizë janë mbledhur sot të protestojnë para bashkisë në ‘Lagjen e Vjetër’.

Shkak i kësaj proteste u bë zhvendosja e stacionit të mjeteve të transportit që transportojnë banorët e njësive administrative të bashkisë Bulqizë në terminalin e ndërtuar nga një firmë private.

Tregtarët thonë se nëse kjo situatë nuk ndalohet tani atëherë ata do të falimentojnë, pasi bizneset që ata kanë në atë zonë nuk do të nxjerrin më fitime.

“Jemi mbledh për furgonat, se nëse mbyllet ajo rrugë ne jemi të vdekur, ndaj u mblodhëm që të bëjmë kërkesën që të mos lëvizin furgonat nga aty, kam investuar 120 mln lekë, po rrisim kalamajtë me këtë punë.

Duam nga bashkia të rrinë furgonat aty ku janë , se na kanë thënë që do i çojnë të terminali i ri, po kjo është e padrejtë për ne. Nëse situata nuk ndryshon atëherë gjithë bizneset mbyllen, është zonë e vdekur, gjithçka e mbaruar pastaj. Siç ka qenë le të jetë”, thanë tregtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA