Aq e dhunshme ishte përplasja e dy trenave në Salisbury të Anglisë, sa pasagjerët, të bindur se do të vdisnin, nisën të telefonojnë njerëzit e tyre të dashur për t`i dhënë lamtumirën.
17 persona mbetën të plagosur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pamjet tronditëse të saj bënë shumë shpejt xhiron e botës. pasagjerët rrëfyen goditja i hodhi nga sediljet ku ishin ulur e shumë prej tyre lënduan kokën.
Hetuesit po përpiqen të verifikojnë sesi lokomotiva e njërit prej trenave doli nga shinat e qëndroi aty për shtatë minuta përpara se treni i dytë të përplasej me të, ndërkohë që nuk pati asnjë sinjal të kuqë që makinisti të ndalonte. Zyra për Hekurudhat dhe Rrugët dhe Dega e Hetimeve të Aksidenteve Hekurudhore po verifikojnë për të parë se ndodhi që treni i parë nga Portsmouth në Bristol bllokoi shinat. Mendohet sidoqoftë që në një pjesë të tunelit 164-vjeçar aty të ketë pasur një rrëshqitje dheu, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Një ekspert pohoi sakaq për mediat vendase se ‘defekt i madh’ bëri që sinjalet të mos arrinin të ktheheshin automatikisht në të kuqe, dhe kështu lejuan që aksidenti të ndodhte. Një i mbijetuar u shpreh se njerëzit në trena kishin parë tmerrin me sy dhe nisën të filmonin veten duke lënë për familjarët e tyre amanetet e fundit.
Top Channel