Ndërtim pa leje në Palasë/ Gjykata vendos detyrim paraqitje për 11 autorët

01/11/2021 13:27

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur detyrim paraqitje për: Flamur Begën, Alvin  Sinanin, Bilbil  Zhiman, Murat  Zhiman, Viktor Ballajn, Dule Tozajn, Leonard Tozajn, Altin Petokun, Oltion Halilin, Renis  Shahinajn dhe Elvis  Selimjan.

Ndërsa në kërkim mbetet investitori Vezir Gjikolaj si dhe vijon hetimi në gjendje të lirë për dy specialistët e IMT-së, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj.

Ata u arrestuan pak ditë më parë për ndërtimin pa leje në Palasë. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Arqile Basho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA