Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar në Romë drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që thotë se i ka kërkuar mbështetje konkrete për Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se i ka folur Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus për pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.
“Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë”, shkruan më tej Presidenti.
Top Channel