“Le të trokasim në dru …”/ Vuçiç krah kryeministrit Rama dhe presidentit Macron

01/11/2021 16:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, morë pjesë sot në Samitin për ndryshimin e Klimës, në Glasgow të Skocisë.

Kreu i shtetit serb ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet së bashku me kryeministrin Rama, edhe nën shoqërinë presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Le të trokasim në dru …”, shkruan Vuçiç bashkangjitur postimit, ndërsa Macron troket tre herë në tavolinën aty pranë.

120 udhëheqës botërorë janë bërë bashkë sot në Glasgow për Samitin e Klimës COP26.

Delegatëve u është kërkuar të përshpejtojnë veprimet për ndryshimin e klimës dhe të angazhohen për shkurtime më ambicioze në emetimet e vendeve të tyre, të gjitha në një përpjekje për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Ata do të vendosin tonin për dy javë negociatash që mund të përfundojnë me një plan për të dekarbonizuar me shpejtësi planetin ose për të ngadalësuar ndotjen.

Udhëheqësit dhe ekspertët e klimës po e quajnë atë shansin e fundit pozitiv në botë për të trajtuar krizën klimatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA