Kundër prishjes së banesave/ Banorët e “5 Majit” sërish në protesta

01/11/2021 11:04

Banorët e “Rrugës 5 Maji” kanë dalë sërish në protestë sot kundër prishjes së banesave.

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit ndodhet atje bashkë me përfaqësues të IKMT-së dhe policisë.

Vendimi për prishjen e një magazine sot ka sjellë ddebat mes banorëve dhe IKMT-së.

Është e disata herë që ata ngrihen në protesta, pasi sipas tyre nuk kanë firmosur asnjë dokument, apo qoftë edhe bonus qiraje.

Në lagjen “5 Maji” në Tiranë po punohet për ndërtimin e pallateve të reja, ku do të strehohen familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Një numër i konsiderueshëm i banorëve që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji”, janë dakordësuar dhe kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA