Komisioni i Shëndetësisë nis me tensione/ Manastirliu kërkon të vendoset maska, Vokshi tregon foton: Ç’keni për të thënë për nxënësit që shtypen në urbane?

01/11/2021 12:11

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u kërkoi të pranishmëve në Komisionin e Shëndetësisë të mbanin maskën mbrojtëse anti Covid, por kërkesa e saj solli reagimin e deputetes Albana Vokshi.

Vokshi tregoi fotot ku duken nxënës të grumbulluar: “Nëse e ke merakun e maskës, ç’ke për të thënë për nxënësit që shtypen në urbane. Ç’ke për të thënë për klasat me 38 nxënës. Si menaxhohet pandemia atje?”

Reaguand dhe deputetët e tjerë demokrat në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Nuk doja të flisja për këtë, por meqë e hapët temën, si u lejuan 20 mijë njerëz në stadiumin Qemal Stafa, pse lejohen grumbullimet e mëdha”, tha Petrit Vasili.

Manastirliu e mbajti maskën edhe kur foli, “për të mbrojtur të afërmit e fëmijët e mi, meqë deputetët e opozitës nuk po e mbajnë”, siç tha ajo.

Manastirliu: Nuk po e heq maskën, meqë ju nuk pranoni…

Vokshi: Ju lutem vazhdoni, nuk duam t’ia dimë pse nuk po e hiqni maske

Manastirliu: Është kryer inspektimi për respektimin e masave anti Covid në shkolla, dezinfektimi i ambienteve.

Më tej, Manastirliu foli për situatën e vaksinimit në vend, që sipas saj po ecën me ritme të shpejta, ndërsa sot nis aplikimi i dozës së tretë anti Covid dhe vaksinimi i adoleshentëve mbi 16 vjeç.

Sipas Vokshit, kjo është propagandë dhe kërkon të flitet vetëm për mësuesit.

Vokshi: Ju lutem shkolla, ju kam bërë dhjetë pyetje, sa mësues janë të prekur? A paguhen? Propagandën dhe suksesin tuaj të vaksinimit lëreni ju lutem!

Manastirliu: Ki durim, të tjerët duan të dinë, edhe pse juve nuk ju intereson…

Manastirliu: 8000 studentë me dozë të parë, 4000 me dozë të parë. Që në datë 13 mars ka filluar vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve. Kemi vijuar jo vetëm me vaksinimin në shkollë por gjithashtu dhe me vaksinimin në universitetet. Deri më sot janë vaksinuar 28,512 mësues. Kemi një mbulesë të mirë vaksinale përsa i përket vaksinimit me dozën e parë dhe të dytë, mbi 90 % të mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme rezultojnë pra të vaksinuar me një dhe dy doza

Vokshi këmbëngul me pyetjen se përse mësuesit paguhen me 80% të pagës për kohën që janë të infektuar me koronavirus dhe qëndrojnë në karantinë. Sipas saj, mësuesit nuk po respektohen sa duhet, pavarësisht se po punojnë në kushte shumë të vështira.

Kjo deklaratë ka acaruar ministren e Shëndetësisë: Po kujt ia thua këto ko zonjë. Si i ofendon mësuesit kështu. Mësuesit kanë qenë prioritet për ne, janë vaksinuar direkt pas stafeve mjekësore, si mund të flasësh kështu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA