Bujare Panajoti, është 36 vjeçe, në këtë shtëpi të ftohtë ajo jeton e sëbashku me vajzën e saj 5 vjeçare, bashkëshorti i ndërroi jetë 8 muaj më parë.
Bujarja thotë se para vdekjes së të shoqit kjo familje bënte një jetë të mirë, ndërsa tani i duhet të jetojë me 9.500 Lekë të reja. Me këto para kryefamiljarja e ka të vështirë të sigurojë ushqimet.
BUJARE PANAJOTI, KRYEFAMILJARE: Para se burri të vdiste jetonim mirë. Ai punonte si roje dhe merrte 350 mijë Lekë në muaj. Paguanim dritat, ujin dhe më pas ushqimet. Tani nuk kam, jam pa punë dhe kam për të rritur vajzën time. Unë kam kërkuar ndihmë edhe punë, por askush nuk është përgjigjur. Shkoj nëpër dyqane dhe kërkoj ushqime, i marr borxh dhe më pas kur marr pensionin 95 mijë Lekë shkoj dhe i laj. ”
Vajza e Bujares, Xhulia është ende fëmijë për të kuptuar dhimbjen që kalon nëna e saj. Lumturia për Xhuljan është një pjatë e ngrohtë gjellë, për këtë arsye emri i Bujares është shënuar në listën e borxheve të dyqaneve ushqimore.
XHULJA PANAJOTI: Unë e kam emrin Xhulja, jam 5 vjeçe. Mami më gatuan çfarë duan unë, gjëra të mira si pilaf, makarona gjellë, fasule unë i pëlqej shumë këto.
Bujare sa para ke në xhep?
“Dy mijë Lekë, ky është i fundit deri sa të marr pensionin, më këtë do të rri”.
E veja nga Vora ka trokitur në çdo derë institucioni për të kërkuar punë, por deri më tani uria dhe dhimbja e saj nuk ka vënë në lëvizje as zyrën e punës së bashkisë Vorë dhe as Shërbimin Social. Tani ajo apelon për ndihmë. (Numri i kontaktit: +355 69 310 7721)
Top Channel