Hapen kufijtë pas 19 muajsh! Lot e përqafime në aeroportet australiane (Video)

01/11/2021 13:59

Lot dhe përqafime në aeroportin e Sidneit, Australia hapi kufijtë gati 19 muajsh të gjatë mbylljeje si pasojë e politikave më të ashpra në botë ndaj pandemisë, dhe skenat në aeroport, ku miq dhe të afërm arritën të takoheshin më në fund nga afër, ishin prekëse.

Takimi iu lejua personave të vaksinuar. Tashmë, miliona australianë tani janë të lirë të udhëtojnë pa leje apo pa nevojë që t’i nënshtrohen karantinës kur të kthehen në Australi. Pasagjerët e udhëtimeve nga Singapori dhe Los Angelos, mbërritën  në Sidnei në mëngjesin e së hënës, të mirëpritur nga familjarë dhe miq që nuk i kanë parë për disa muaj.

Pak me frikë dhe gëzim, kam ardhur në shtëpi për ta takuar nënën, sepse ajo nuk është mirë”, tha një prej tyre,  Ethan Carner.

Kufizimet e ashpra nuk u lejuan australianëve që të merrnin pjesë në organizime të ndryshme, përfshirë dasma dhe funerale, e as të shiheshin nga afër me miq e të afërm.Përhapja e variantit Delta të koronavirusit e mbajti nën izolim të rreptë  Sidnein dhe Melburnin për disa muaj, megjithatë numri i të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i vogël sesa i vendeve tjera. në këtë vend janë regjistruar gjithsej 170.000 infektime dhe  1,743 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA