13 kompani Call Center-i janë vënë nën  hetim nga SPAK për mashtrimin me pasoja të rënda në kuadër të veprave kriminale, të cilat dyshohet se u kanë bërë dhjetëra qytetarëve europianë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se hetimi ndërkombëtar është kërkuar nga Gjermania, sipas së cilës bëhet fjalë për një platformë ku qytetarët komunikohen përmes telefonit e rrjeteve sociale dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash, mbi një mijë euro.

Mësohet se janë 13 kompani Call Center-i, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre.

Qytetarët kanë rënë pre e një skeme mashtrimi financiar duke u kontaktuar  nga specialistë të trajnuar në fushën e tregtisë nga të ashtuquajturit ndërmjetës dhe menaxherë. Ata mashtrohen duke investuar  jashtë vendit të tyre në depozita financiare të rreme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA