Durrës/ Gardisti plagos veten me armën e shërbimit
01/11/2021 12:42
Një punonjës i Gardës së Republikës është plagosur me armën e tij të shërbimit në Durrës.
29-vjeçari me inicialet M.G. është lënduar në këmbë, por siç njofton policia është jashtë rrezikut për jetën në spital.
“Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel