Detaje të reja mësohen nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi në Laç sot në mëngjes.
Burime për TCh bëjnë më dije se ishin tre persona që morën pjesë në ekzekutimin e Reçit, i cili dyshohet se ka qenë në vëzhgim prej kohësh nga autorët.
Mësohet se dy nga personat kanë zbritur nga makina për të qëlluar Reçin në një ngushticë në afërsi të bizneseve të tij në Laç, ndërsa i treti ka pritur në makinë.
Në vendngjarje policia nuk ka gjetur gëzhoja armësh, por shpresa për zbardhjen e ngjarjes mbeten kamerat e sigurisë, duke qenë se është një zonë me shumë biznese.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorëve , ndërsa ka gjetur të djegur një makinë tip Toyota e cila dyshohet të jetë e autorëve, në Milot.
Makina e djegur është me targa italiane.
Top Channel