Projektbuxheti i ri parashikon rritje tjetër për akcizën e cigareve.
Të dhënat e INSTAT-it flasin për ulje të vazhdueshme të importit të cigareve, por nuk po bie numri i duhanpirësve, që cigaret i kanë zëvendësuar me duhan të dredhur.
Eriona Hereni, Mjeke Familje: Nuk mund të flas për uljen apo rritjen e çmimeve të cigareve, por ajo që di me siguri është që numri i mbi 18-vjeçarëve që e pijnë duhanin është i madh. Duhani që digjet çliron 4000 lëndë që nga nikotina deri tek monoksidi karbonit. Duhanpirja shkakton që nga kanceri i buzëve, gojës, fytit, mushkërive. Dëmton sistemin kardiovaskular. Faktikisht dhe fatkeqësisht ka shtatzëna që e pijnë duhanin duke rrezikuar kancer të gjirit, mitrës dhe dëmtime të fetusit.
Moshat që kërkojnë më tepër ndihmë për ta lënë duhanin janë ato mesatare.
Ne i këshillojmë ata, që së pari ta vendosin me trurin e tyre, që sot do ta lë duhanin. Të bëjnë sa më shumë shëtitje e të konsumojnë fruta të thata si fara, bajame, stika, për t’u marrë me diçka, gjatë atij procesi të vështirë.
Top Channel