Një grup kriminal shqiptar prej 11 anëtarësh u dënuan nga një gjykatë angleze me 37 vite burg në total për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike me vlerë 1.5 milion paund.
Top Channel duke iu referuar mediave lokale angleze raporton se ky grup ngriti disa ferma kanabisi në zonën e Ashford, Canvey Island dhe Hertfordshire në hapësirën kohore Gusht 2019-Gusht 2020.
Të dunuarit e këtij grupi në gjykatën Maidstone Crown Court janë.
Fation Perhati, 29 vjeç , dënuar 3 vite e 6 muaj burg.
Ylber Perhati, 39 vjeç , dënuar 5 vite burg.
Klevis Prenga, 32 vjeç, dënuar 4 vite burg.
Brooklyn Selita, 19 vjeç , dënuar 5 vite burg.
Doris Perhati, 25 vjeç, dënuar 5 vite e 3 muaj burg.
Hekuran Perhati, 34 vjeç, dënuar 5 vite e 7 muaj burg.
Ndue Paluca, 30 vjeç dënuar 10 muaj burg.
Dashmair Disha, 35 vjeç, dënuar 10 muaj burg.
Kejvi Leba, 21 vjeç dënuar 1 vit e 5 muaj burg.
Adrian Toma, 24 vjeç, dënua 1 vit e 7 muaj burg
Drilon Dishi, 37, pranoi akuzat për shitje kanabisi.
Olsin Perhati, 21 vjeç u gjet jo fajtor për akuzat e ngritura.
Gjatë një operacioni u sekuestruan 485 rrënjë kanabis.
Hetimi u ndërmor drejtoria e krimeve në policinë e Kent dhe Essex Serious Crime Directorate.
Ky grup u zbulua pasi u arrestua Drilon Dishi,tek sa udhëtonte në autostradën M20 afër Maidstone.
Në makinë u gjet një bllok me emrat e bashkëpunëtorëve shqiptarë.
Nga kontrolli shtëpisë Dishit iu gjetën £25,560.
Policia zbuloi se Doris, Ylber dhe Fation Perhati, punuan për ta shndërruar një magazinë në fermë kanabisi.
Brooklyn Selita, Adrian Toma, Kejvi Leba dhe Klevis Prenga punuan për ngritjen e një tjetër ferme kanabisi nën pronësinë e britanikut David Toal.
Top Channel