“Segmenti i vjetër, rrëshqitja fenomen natyror”, Rama pas inspektimit të rrugës në Përrenjas: Më vjen keq që banorëve iu prish ritmi i jetës
Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor gjatë drejtimit të mjetit.
31-vjeçari me iniciale G.Gj. u arrestua pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet se duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin I. L, 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar G. Gj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve;
“D, 62 vjeç dhe R. H, 56 vjeç, u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
M, 25 vjeç, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
C, 40 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar biçiklistin R. C, 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel