
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me këshilltarin për çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici, kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, si dhe disa nga të plagosurit e periudhës së para luftës së vitit 1998-99.
Ata e falënderuan kryeministrin Kurti për pritjen dhe e njoftuan për punën dhe angazhimin e tyre të deritanishëm për kategorizimin e personave të plagosur gjatë demonstratave popullore.
Kryeministri Kurti u shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë, për punën dhe kontributin e tyre të drejtë që kanë dhënë.
“Rruga jonë për liri na përkujton sakrificën e dëshmorëve të secilit brez, e ne i kujtojmë ata me nder e plot krenari përherë, tha Kryeministri.
Top Channel