Tragjedi në Astir/ Dyshohet se mori flakë batanija elektrike, 69-vjeçarja asfiksohet dhe ndërron jetë

31/10/2021 13:52

Një grua është gjetur e pajetë në zonën e Astirit në kryeqytet.

Lumturi Zaimi 69 vjeçe u gjet në katin e parë të shtëpie nga e bija e cila ka njoftuar policinë.

Blutë e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen thonë se e moshuara humbi jetën si pasojë e një zjarri teksa jetonte e vetme. Asfiksia besohet se është shkaku i vdekjes.

Grupi hetimor përmes provave të gjetura synon të hedhë dritë mbi burimin e zjarrit. Nga banesa në cilësinë e provës është marrë edhe një batanije elektrike. Dyshimi kryesor është një shkëndijë elektrike brenda batanijes që ka prodhuar zjarrin.

Trupi i pajetë i 69 vjeçares është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA