Plazh në ditën e fundit të tetorit/ Vlorë, temperaturat e larta tërheqin ende pushues
31/10/2021 21:00
Rrezet e diellit në ditën e fundit të muajit tetor tërhoqën këtë të diel qytetarë të shumtë në Vlorë.
Temperaturat e larta për vjeshtën kanë bërë që plazhit t’i kthehen vizitorët ditorë.
Në Vlorë nuk ka vetëm turistë të huaj që vijnë nga vende më të ftohta, por në ujërat e jonit janë zhytur sot edhe vendas.
këto janë ndoshta plazhistët e fundit pasi në fillim të javës priten shtrëngata shiu dhe erë.
Top Channel