I vënë në kërkim të të birit , ky është Fejzi Ngucaj në një nga odisetë  e tij mes policisë së Vlorës dhe drejtësisë që synon gjetjen gjallë apo vdekur të Ermalit.

40 vjeçari nga Lepenica u zhduk tetorin e 2020 dhe gjurma e vetme është automjeti i braktisur në fshatin Mavrovë.

Por asnjë nga familjarët e Ermalit  nuk di të tregoje se çfarë ndryshoi në rutinën e tij  që solli rrëmbimin apo zhdukjen e tij.

Personi i fundit që e takoi 40 vjeçarin është një shok që Ermali e la në Vlorë dhe mandej dyshohet se u zhduk fshatrave të Labërisë.

Por këto janë vetëm dyshime, hetuesit ende s’kanë një përgjigje për fatin e tij , ndonëse familja nuk ka kursyer letrat edhe në adresë të SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA