Foto ilustruese

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mëngjes, pasi teksa po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Milot-Mumurras.

Në vendin e quajtur “Fusha e e Sportit ” automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë“, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA