Halloween, si festa e vitit të ri/ Hapet syri i Dubait, spektakël dritash

31/10/2021 12:23

Një festë shumë popullore në SHBA, Halloweeni ka pushtuar tashmë edhe pjesë të ndryshme të botës me drithërimat e tij.

Njerëzit vërshojnë të blejnë kostume, apo blejnë bileta për të hyrë në shtëpitë e “tmerrit” ndërsa aktorët nisin përgatitjet për artin e frikësimit. Fëmijët janë ata që e shijojnë ndoshta më shumë se kushdo tjetër këtë festë kur me thirrjet “rreng apo ëmbëlsirë” trokasin nëpër shtëpi duke mbledhur karamele, me fytyrën të ngjyrosur e të veshur në mënyrat më të cuditeshme. Por në Dubai, u shkua edhe më larg se kaq. Syri i Dubait, rrota më e lartë e një parku argëtimi në botë, u ndricua nga ngjyra të forta dhe figura të frikshme, në një show që ngjasonte me ato të kremtimeve të ndërrimit të viteve.

Origjina e largët e Halloween-it mendohet të datojë që 2000 vjet përpara nga një festival kelt i quajtur Samhain, i cili shënonte fundit e sezonit të të korrave dhe fillimit e dimrit. Njerëzit atëherë kërcenin përpara një zjarri të ndezur të veshur me kostume frikësuese, me qëllimin të largonin shpirtrat e këqinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA