Foto ilustruese

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugët e lagjes nr.7 në Korçës.

Sipas njoftimit të bërë nga policia viktima është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune dhe ende i paidentifikuar.

Sipas dyshimeve paraprake mendohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

“Më datë 31.10.2021, rreth orës 13:40, në lagjen nr. 7, Korçë, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA