Tentuan të ndihmonin 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin/ Vihen në pranga dy persona, në kërkim dy të tjerë Në Shqipëri ligji lejon që të tregtosh, prodhosh dhe menaxhosh asete në kriptomonedha, por ajo ende nuk njihet si një formë pagese.
Dorian Kane, ekspert i kriptomonedhave shprehet se janë të pakta bizneset në Shqipëri që i pranojnë ato ushtrojnë ndërsa shumë prej tyre bëjnë evazion fiskal:
“Në mënyrë informale ka goxha biznese që i pranojnë, ndërsa në mënyrë formale jo. Ka edhe nga ato të cilat i pranojnë dhe nuk i deklarojnë fitimet në kriptomonedha.”
Platforma e njour CoinMap tregon se vendet e rajoniT si Mal i Zi, Kroacia dhe Greqia janë më të hapura ndaj pranimit të Bitcoin dhe madje gjenden ATM në rrugë ku mund të këmbesh, por kjo duket ende e largët në Shqiëpri:
“Në Mal të Zi gjatë verës mdje ekzistonte një ofertë ku mund të blejë shtëpi me Bitcoin. Sa i përket ATM ato kërkojnë shumë siguri dhe mendoj se është ende herët në vendin tonë për tu vendosur.”
Prestigjiozja ekonomike, Financial Times në një artikull në 6 korrik i bënte thirrje vendeve që donin të pranonin Bitcoin si valutë zyrtare se do të kishin pasoja katastrofike në ekonomitë e tyre, duke sjellë si shembull skemat piramidale në Shqipërinë e viteve 1997.
Top Channel