“Do të vras”/ Gramsh, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit mes dy komshinjve
31/10/2021 09:46
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy komshinjve në Gramsh.
Në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, policia u njoftua se kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A.
Pasi shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje vunë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç . Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Top Channel