Një person ka humbur jetën pasi kabina e teleferikut ra dhe u përplas në një mal, në Liberec, në veri të Republikës Çeke.
Mediat e huaja shkruajnë disa persona të tjerë kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, ndonëse ende nuk dihet numri i saktë i tyre, por mendohet të kenë qenë rreth 15 persona.
‘Të tjerë, nga një kabinë tjetër u shpëtuan’, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit.
Teleferiku për në malin Jested 1,000 metra përdor dy kabina, secila e drejtuar nga një anëtar i stafit.
“Një kabinë ra ndërsa po lëvizte. Kishte një person brenda, i cili fatkeqësisht nuk shpëtoi nga plagët e marra”, tha zëdhënësi Michael Georgiev për Televizionin Çek.
“Fatmirësisht kabina tjetër ka qëndruar në vendin e saj normal, janë evakuuar rreth 15 persona, duhet të jenë pa lëndime, vetëm kanë pësuar tronditje psiqike”, tha ai.
Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes, të filmuara nga stacioni lokal Televize Seznam tregojnë kabinën që është bërë ‘copë e çikë’.
Aksidenti i tmerrshëm vjen pak muaj pas tragjedisë në Itali, ku 14 persona humbën jetën pasi teleferiku ra nga rreth 500 metra lartësi.
Top Channel