Tre shoferë janë vënë nën prangat e policisë në Durrës.
Policia arrestoi shtetasin S. H., 56 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës.
Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
U arrestua shtetasi F. Xh., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri H. Xh., 29 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, në pranga ra shtetasi G. B., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 15, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel