Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar i cili u përfshi në një aksident rrugor një ditë më parë.
Në pranga u vu shtetasi I.L., i cili teksa drejtonte automjetin e tij ka goditur një 58-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
I dëmtuari është dërguar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar për në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, u procedua penalisht shtetasi I. L., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në datë 30.10.2021, në lagjen “Loni Dhamo” duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka goditur dhe më pas është larguar nga vendngjarja, shtetasin S. K., 58 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë, dhe pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel