Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të Qafës së Kasharit.
Në pamjet e siguruara nga LSA shihet se si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë për të bërë të mundur devijimin e trafikut. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimet për të mësuar më shumë për shkaqet e aksidentit.
Pas disa orësh në Tiranë sërish ka ndodhur një aksident, ku një makina ka goditur një 25-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, shkruan policia.
Top Channel