Aksident me vdekje në aksin Tepelenë-Gjirokastër/ 33-vjeçari humbi kontrollin e makinës
31/10/2021 22:00
Sërish ka ndodhur një aksident me vdekje në vendin tonë këtë të dielë.
Në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, drejtuesi 33-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar disa metra poshtë urës.
“Rreth orës 21:15, njoftohemi se në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel