Akrepat shkojnë 60 minuta pas, nga sot nis ora dimërore

31/10/2021 09:35

Sot është dita e fundit e tetorit dhe dita kur akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit europian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit.

Në natën e së shtunës 30 tetor dhe të dielës 31 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat shkuan 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2. Telefonat inteligjentë dhe orët elektronike ndryshojnë vetë, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas.

Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.

Këtë vit, ora ditore në pjesën më të madhe të Evropës zbatohet nga data 28 mars deri më 31 tetor. Amerikanët i kthyen orët përpara më 14 mars dhe do të kthehen në kohën e rregullt më 7 nëntor. Në këtë mënyrë, diferenca kohore midis SHBA-së dhe Evropës ndryshon katër herë në vit.

Sipas sondazheve, më shumë se 80 për qind e të gjithë qytetarëve të BE-së janë kundër ndryshimeve kohore. Është e paqartë se kur do të realizohet më në fund dëshira e tyre për t’i dhënë fund. Vendet anëtare të BE duhet të marrin vendimin. Në kryeqytetet e tyre, parlamentet duhet të vendosin nëse duan ose jo t’i japin fund ndryshimeve të kohës dhe cilën nga dy herët synojnë të përdorin për mirë. A duan të jetojnë në atë që quhet “koha e dimrit” gjatë gjithë vitit, apo duan që “ora e verës” të zbatohet 365 ditë në vit?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA