Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në qytetin e Sarandës.

Një 63-vjeçar, i cili punonte si roje, është rrëzuar nga kati i 15-të në një kat më poshtë dhe ka ndërruar jetë në vend.

“Më datë 30.10.2021,  rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA