Tiranë/ 38-vjeçari me probleme të shëndetit mendor kanos me pistoletë zhurmuese infermierin

30/10/2021 10:31
Ilustruese

Një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet E.L., i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) ka kanosur me pistoletë zhurmuese infermierin e spitalit.

Në banesën e tij, policia gjeti 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shendetit mendor(skizofreni) pasi  në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit.  Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA