Spitali Rajonal i Fierit ishte i papërgatitur për t’i dhënë shërbim mjekësor pacientëve të prekur nga Covid 19.
Kjo pajisje mjekësore që mat oksigjenin është e domosdoshme për çdo pacient që infektohet nga Covid 19. Por, në bazë të një dokumenti zyrtar që ka siguruar Top Channel, spitali rajonal i Fierit nuk ka asnjë oksimetër.
Të vetmit matësa oksigjenin që qarkullojnë në këtë spital janë dy oksimetrat që kanë blerë vetë mjekët. Një pajisje e tillë që kushton nga 2000-4000 mijë lekë të reja duket se ka qenë tepër e kushtueshme për financat e spitalit të Fierit. Edhe pse duhet thënë që kjo është nga pajisjet e domosdoshme për pacientët me Covid.
Nëse në spitalin e Fierit kanë qenë vetë mjekët ata që kanë blerë oksimetër për të dhënë një shërbim sa më të mirë mjekësor, në spitalin e Dibrës kjo pajisje e lirë nuk ekziston. Për këtë arsye shërbimi mjekësorë në këto dy spitale nuk ka qenë i mjaftueshëm përballe koronavirusit që ka marrë mijëra jetë njerëzish.
Top Channel